Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Bulqizë.

Një kamionçinë, në të cilën udhëtonin 3 persona ka rënë nga ura që të çon në fshatin Sopot, duke përfunduar në lumë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.35, në rrugën dytësore Tre Çezmat – Sopot. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, efektivët e policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e kamionçinës me anë të një vinçi. Aksidenti ka rezultuar fatal për drejtuesin e mjetit me targa AA 782 DH, 40 –vjeçari Indrit Zeneli, i cili është nxjerrë i vdekur nga lumi. Fatal ka qenë edhe për njërin prej pasagjerëve, 35 – vjeçarin Edion Kola, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Fatmirësisht personi i tretë, me iniciale R.L ka mundur të shpëtojë dhe ka qenë pikërisht ky i fundit që ka lajmëruar policinë dhe banorët për ndihmë. Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarja dhe po kryen veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies nga ura, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakATHINA NË FLAKË NGA PROTESTAT E DHUNSHME
Artikulli tjetërDHUNOJNË ROJËN DHE TENTOJNË TË VJEDHIN POMPËN E PUSIT TË NAFTËS