Një kamionçinë, e drejtuar nga një 60-vjeçar, ka dalë nga ura dhe ka përfunduar në lumë.
Ngjarja ka ndodhur në Tropojë dhe ëpr pasojë, janë plagosur dy persona që udhëtonin me 60-vjeçarin.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin Gj. P., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Lekbibaj – Fierzë, në vendin e quajtur “Ura Meturit”,

duke drejtuar kamionçinën tip “Benz”, ka dalë nga ura dhe ka rënë në lumë për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit B. P., dhe A. P., banues në fshatin Lekbibaj, dhe ndodhen në spital, janë jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 09. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin Gj. P., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Lekbibaj – Fierzë, në vendin e quajtur “Ura Meturit”, duke drejtuar kamionçinën tip “Benz”,

ka dalë nga ura dhe ka rënë në lumë për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit B. P., dhe A. P., banues në fshatin Lekbibaj, dhe ndodhen në spital, janë jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA E MBYLL NË BARAZIM NDAJ JORDANISË
Artikulli tjetërVAR VETEN PRANË SHTËPISË, 32-VJEÇARI