Incidenti ndodhi në Yonge Street dhe Finch Avenue në orën 13.30 sipas orës lokale.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin policë të armatosur dhe skuadrat e emergjencave që ndihmonin njerëzit e lënduar. Një qese portokalli që dukej se mbulonte një trup, shihej po ashtu në një prej ambulancave. Sipas mediave lokale, të paktën katër persona nuk japin shenja jete.

Nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm apo për një incident. Mediat kanadeze shkruajnë se furgoni ishte i marrë me qera dhe citojnë dëshmitarë që tregojnë se ai ishte ngjitur qëllimisht mbi trotuar duke ndjekur këmbësorët.

Këto ditë, pikërisht në Toronto zhvillohet takimi i ministrave të jashtëm të G7-ës, por policia kanadeze thotë se për momentin, nuk përjashtohet asnjë pistë. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha ndërkohë para gazetarëve se po ndiqte nga afër situatën.

Artikulli paraprakZBULOHET PLANTACIONI I DROGËS NË BELGJIKË, 2 SHQIPTARË NË PRANGA
Artikulli tjetërU SHKARKUA NGA MIMI KODHELI, DRITAN DEMIRAJ FITON GJYQIN DHE RIKTHEHET NË FA