Policia po vazhdon të marrë në pyetje burrin e akuzuar për vrasjen e 39 personave në një rimorkio kamionësh frigoriferike në Essex.

Shoferi i kamionit, i identifikuar si Mo Robinson, 25 vjeç, nga Portadoën, County Armagh, u arrestua me dyshimin për vrasje të mërkurën.

Kufomat u gjetën në një kamion që kishte mbërritur nga Belgjika.

I dyshuari ndodhet në paraburgim. Ndërkohë policia ka bastiur dy shtëpi të lidhura me 25-vjeçarin e arrestuar, një në Markethill, Qarkun Armagh dhe një tjetër në Laurelvale.

Agjencia Kombëtare e Krimit tha se kishte dërguar oficerë për të ndihmuar dhe identifikuar çdo grup të krimit të organizuar që mund të kenë luajtur një rol.

Kufomat u zbuluan në Parkun Industrial Waterglade në Grays.

Artikulli paraprakSHBA: SHQIPËRIA BËRI PËRPARIM, DËNOI KOKAT E KRIMIT, BALILIN DHE SHULLAZIN! BE-JA GABOI PËR NEGOCIATAT!
Artikulli tjetërSHPIKJET NË TEKNOLOGJI/ SI E TRANSFORMUAN BOTËN, AVULLI DHE MIKROPROÇESORËT