Kamioni përplaset nga treni shpëtojnë mrekullisht pasagjerët
Pamje tronditëse në Utah, SHBA, kur një tren dykatësh i pasagjerëve godet në pjesën e prapme një kamion të kompanisë FedEx. Shkak dyshohet akulli që ka shkaktuar probleme tek sinjalistika në rrugë të cilat kishin dështuar për të dhënë mesazhet e nevojshme, në këtë rast të trenave në hekurudhë. Videoja e marrë nga autoritetet policore tregon momentin e përplasjes së trenit me kamionin, ndarjen e rimorkios në dysh dhe ngritjen e saj në ajër. Por, mrekullisht, asnjë prej dy personave që ndodheshin në kamion dhe asnjë prej 82 pasagjerëve të trenit nuk pësuan lëndime të rënda.