Situata nëpër kampet e emigrantëve në Greqi duket se ka rënduar gjendjen psikologjike të fëmijëve.

Shumë doktorë dhe psikologë pranojnë se përballen me raste të tentativa të vetëvrasjes dhe vetëplagosjes çdo ditë.

Kampi i emigrantëve në Lesbos, Greqi jetojnë rreth 18 mijë persona ndërkohë që kampi është ndërtuar vetëm për 2 mijë.

Familjet tregojnë se kushtet në të cilat ndodhen janë jashtë normales dhe se kanë mungesë të ushqimit dhe veshmbathjeve.

Këto kushte kanë rënduar gjendjen psikologjike të fëmijëve të cilët shprehen tek psikologët se duan të vdesin.

Në këto kampe u ofrohet shkollim dhe kurse në kushte të improvizuara.

Artikulli paraprakRAMA I VENDOSUR PËR PAKETËN ANTI-SHPIFJE: KEQARDHJE, NUK E KANË LEXUAR TEKSTIN
Artikulli tjetërDËNOHET ME 1 VIT BURG MIHAL KOKËDHIMA