Të nisura prej fundit të muajit mars të këtij viti, punimet në kampin e refugjateve në Gjader të Lezhës kanë avancuar.Strukturat akomoduese janë ngritur dhe aktualisht po punohet për vendosjen e logjistikes dhe sistemimin e ambjenteve të jashtme.Sipas burimeve brenda muajit gusht kampi i refugjateve në Gjader pritet të jetë gati, ndërsa ky investim i shtetit Italian po rigjalleron dhe i jep zhvillim këtij fshati.Kështu shprehet kryeplaku i Gjadrit Aleksander Preka, sipas të cilit shumë banor të zonës janë punësuar aty si dhe ka patur rritje të xhiros në bizneset e zonës.

Me ngritjen e kampit të refugjateve, Gjadri do të ketë vemendje dhe sa i përket investimeve kryesisht në infrastrukture dhe rrjetin elektrik thotë kryeplaku Aleksander Preka.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit të shkuar, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në gjader po ndërtohet kampi ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.

Artikulli paraprakAPLIKACIONI TEA, UDHËRRËFYESI DIGJITAL I SHQIPËRISË TURISTIKE! NDIHMË PËR TURISTËT, AKSES NË SHËRBIME E AKTIVITETE
Artikulli tjetërDËMTOHET SËRISH BYPASS-I I SHKODRËS