Fëmijët e moshës 7-16 vjeç në Njësinë Administrative Dajç janë bërë pjesë e kampit veror 2017 të organizuar nga Bashkia Shkodër.

Aktivitetet edukative për fëmijët janë ndjekur nga afër edhe nga kryebashkiakja Voltana Ademi. Në materialin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit pranë Bashkisë Shkodër, Ademi u shpreh se lojërat sportive dhe aktivitetet psiko-sociale synojnë zhvillimin dhe argëtimin e fëmijëve.

Kampi veror 2017 fillimisht u organizua në qytetin e Shkodrës, ndërsa aktualisht po zhvillohet në mënyrë paralele në Theth dhe Njësinë administrative Dajç. Ndërkohë, për zhvillimin e këtyre aktivitetete, përveç organizatave të shoqërisë civile kanë dhënë kontributin e tyre të rinj dhe studentë nga qyteti i Shkodrës.

Artikulli paraprakPUSHUESIT TË PAMBROJTUR, NUK KA ROJE NË VELIPOJË
Artikulli tjetërVIJON “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”