Aktivitete zbavitëse, krijuese dhe argëtuese po zhvillohen pranë qendrës komunitare “Për familjen” nr 5. Rreth 40 fëmijë nga komuniteti i zonës dhe nga Shtëpia e Fëmijës Shkollore prej një jave po frequentojnë Lojra Verore 2018, me mbështetjen e vullnetarëve të Terre&Liberta mundësuar nga IPSIA ACLI dhe Qendra Rinore ARKA. Këto aktivitete tejet zbavitëse për fëmijët e kësaj qendre komunitare vijnë pas kampit të Dajçit.

Pjesë e vullnetarëve janë bërë pesë persona të ardhur për projektin dy javor nga Terre e Liberta. Ata çdo mëngjes janë me fëmijët për t’i argëtuar me lojëra në këto pushime vere.

Qendrat Komunitare për Familjen në Shkodër kanë patur aktivitete të shumta përgjatë kësaj vere. Ideja kryesore është argëtimi dhe afrimi sa më shumë në aktivitete sociale dhe artistike i fëmijëve.

 

Artikulli paraprakÇUÇI: NDALIMI I QESEVE DHA REZULTAT
Artikulli tjetërSPORTE EKSTREME NË “RANËN E HEDHUN”