SHKOLLAT 9-VJEÇARE TË SHKODRËS RIVALE PËR TITULLIN KAMPION. Me ardhjen e pranverës aktivitetet kulturore e sportive tashmë janë të shumta që organizohen . Në ambientet sportive të kolegjit “Hasan Riza Pasha” është organizuar për katër ditë me rradhë “Kampionatet pranverore”

me një pjesëmarrje të gjërë nga shkollat e qytetit të Shkodrës duket se shpirti i garës është mjaft i fortë ndërmjet tyre. Në këtë kampionat janë zhvilluar ndeshje të kategorive të ndryshme si : basketboll,volejboll dhe minifutboll ndërmjet shkollave 9 vjecare të qytetit tonë. Në katër dit që është zhvilluar ky kampionat janë realizuar nga 6 ndeshje për kategori dhe kanë qenë 26 shkolla pjesëmarrëse .Veprimtari të tilla sportive duket se tashmë janë mjaft të preferuara nga fëmijët pjesëmarrës ku edhe tifozeria për shkollat përkatëse ishte mjaft e madhe .

Artikulli paraprakAKADEMIA VLLAZNIA, TJETËR DËSHTIM ME TË DY MOSHAT
Artikulli tjetërZGJEDHJET VENDORE, KANDIDATËT AFAT DERI NË 4 MAJ