DORINA MEMA RRËMBEN KUPËN E FITNESS. Kampionati Kombëtar i Bodybuilding në Shqipëri u zhvillua në 4 tetor ku e veçanta e tij ndryshe nga vitet e tjera ishte pjesëmarrja e femrave. Modeleja e fitness-it Dorina Mema ishte një prej 5 femrave të tjera që merrnin pjesë në këtë kampionat.
Ajo mori çmimin e parë në kategorinë Fitness. Përsa i përket organizimit të Kampionatit Kombëtar të Bodybuilding Rando Kukeli u shpreh se ishte e vështirë të organizohej pa ndihmën e askujt por në fund qëllimi i këtij kampionati u realizua me forcat e tyre. Në këtë kampionat ku pjesëmarrja fillonte që tek të rinjtë e deri tek ata më të vjetërit e këtij sporti. Femrat që merrnin pjesë ishin të ndara në dy kategori: Fitness dhe Bikini. Në kategorinë e Fitness merrnin pjesë 2 prej tyre ndërsa në kategorinë e bikini ishte tre femra pjesëmarrëse. Çmimet ishin simbolike të përkthyera në ngritjen e një kupe dhe një certifikate por sipas organizatorit Kukeli nuk kishte asnjë çmim tjetër mbështetës pasi ky sport në Shqipëri nuk është mbështetur nga zyrat e shtetit