Kupa e Shqipërisë do zhvillojë këtë javë katër ndeshjet e kthimit për fazën çerekfinale. Të martën në 14 mars gjithçka nis në orën 13:00 me dy takime. Tirana luan me Kastriotin, teksa bardheblutë janë me një këmbë më tej pas fitores 4-1 në ndeshjen e parë. Po në këtë orar, Kukësi pret Teutën në shtëpi. Durrsakët janë më të avantazhuar pasi në “Niko Dovana” fituan 2-0 ndeshjen e parë.

Në 15 mars, këtë të mërkurë zhvillohen edhe dy duele të tjera. Në 13:00 luhet Laçi – Egnatia. Përballja e parë në Rrogozhinë u mbyll 0-0. Në 16:00 të së mërkurës luhet Partizani – Vllaznia. Në ndeshjen e parë në “Loro Boriçi”, shkodranët fituan 3-1.

Artikulli paraprakJAVA NIS ME KTHJELLIME NË TË GJITHË VENDIN, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërZGJEDHJET LOKALE TË 14 MAJIT, ILIR META SHKON NË SELINË E PD, TAKIM ME BERISHËN