KUQEBLUTË MPOSHTIN NË FINALE EKIPIN E PORTOS NGA LEZHA ME PENALLTI. Ekipi i Vllaznisë për moshën 13 vjeçare ka arritur të fitojë titullin kampion, në kampionatin Rajonal të Veriut të organizuar nga Zyra Rajonale e Federatës Shqiptare të futbollit. Vllaznia e drejtuar nga Gjon Kola është përballur në finale ndaj ekipit të Portos, ku dhe ka arritur të fitojë trofeun fale gjuatjeve më të sakta të penalltive.

Koha e rregullt ka përfunduar me rezultatin 0-0, ndërsa nga penalltitë, Vllaznia ka fituar me rezultatin 3-2. Emocionet kanë qenë të mëdha, ku dhe më pas lojtarët kanë festuar këtë trofe që vlen më shumë si një stimul moral për të ardhmen e tyre. Vllaznia po ruan kështu traditen e trofeve, duke I fituar ato që me moshat e reja duke premtuar kështu për një të ardhme të suksesshme të futbollit shkodranë.

Artikulli paraprakSTARTON FESTIVALI I MUZIKËS MODERNE
Artikulli tjetërTONIN MARINAJ MBËSHTET BUJQËSINË