Përpos emrave të mëdhenj dhe spektaklit, La Liga spanjolle do të vij me risi të jashtëzakonshme në sezonin e ri. Divizioni më i lartë i futbollit iberik kërkon që të eksplorojë dhe një prej tyre do të ndodh në sezonin 2019-2020.

Guadalupe Porros Ayuso do të futet në historinë e futbollit spanjoll, pasi do të jetë gjyqtarja e parë femër që do të gjykojë në nivelet e futbollit më të lartë për meshkuj.

“Jam shumë e emocionuar. Pas ëndërruar për të qënë në divizionin e parë dhe pas shumë pune të vështirë e kam arritur. Nuk mund ta besoj!”-ishin fjalët e para të Ayuso.

Arbitrja e Kolegjiumit të Extremeno ka gjykuar që prej moshës 16 vjeçare, duke provuar të gjitha divizionet, nga ai i katërt tek ai i dytë. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, ajo do të jetë edhe në elitën e futbollit spanjoll, ku i duhet të ketë punë me emra si Lionel Messi, Gareth Bale apo dhe Eden Hazard.

Artikulli paraprakSHBA, OKB: URIA NË BOTË VAZHDON TË RRITET
Artikulli tjetërSHQIPËRIA MË E SHTRENJTA NË RAJON, SHQIPTARËT “LUFTË” PËR MBIJETESË