Do të nisë këtë fundjavë në Shkodër kampionati kombëtar i boksit për të rinj. Federata Shqiptare e Boksit ka zgjedhur Shkodrën për zhvillimin e këtij aktiviteti që do të zgjasë tre ditë, ku pjesëmarrës do të jenë të gjithë ekipet e vendit me boksierët e tyre më të mirë. Një ndër ekipet pjesëmarrëse do të jetë edhe ai i Vllaznisë, teksa sipas trajnerit Lazarin Vila, shkodranët do të paraqiten me 10-boksierë në këtë kampionat në 13-pesha të ndryshme dhe synimi padyshim që do të jetë fitimi i titullit kampion.

Finalet do të zhvillohen të dielën dhe po këtë ditë, në kuadrin e Memorialit të përvitshëm në nderim të ish-boksierëve që nuk jetojnë më, do të jenë edhe disa ndeshje të boksit profesionist, ku në ring pritet të ngjiten boksierë si Arjon Kajoshi, Senad Drini dhe Arjol Zeneli.

Artikulli paraprakMYFTIU HAXHILERËVE: LUTUNI PËR PALESTINËN MARTIRE
Artikulli tjetërNGA SHËNGJINI NË LEZHË PËRMES LUMIT DRIN