Vllaznia vazhdon të jetë dominuese në sportin e gjimnastikës. Ekipi kuqeblu i drejtuar nga trajneri Izmir Kashi, u shpall më i miri në garat e kampionatit kombëtar të moshave të gjimnastikës. Këtë rradhë, presidenti Leonard Lulaj bëri të mundur që për herë të parë në një aktivitet shqiptar të gjykojnë tre gjyqtarë të huaj. Ndërkohë që, i pranishëm ishte edhe kampioni i botës, çeçeni me pasaportë shqiptare, Matvei Petrov.
Pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte edhe nderimi që Federata Shqiptare e Gjimnastikës bëri për disa nga figurat më të spikatura të Vllaznisë në vite, duke shpërndarë çertifikata “Mirënjohje”.
Çertifikatat iu dorëzuan dhjetë ish-kampionëve të Vllaznisë, të cilët janë Sadetin Fishta, Vjollca Medja, Vuke Zako, Vlash Radoja pas vdekjes, Gjovalin Mikeli pas vdekjes, Satber Tula, Hivzi Bushati, Mimoza Bregu, Greta Bojani dhe Lec Nika.