Shkodrani Hamdi Salihi barazon rezultatin.

Skënderbeu shpëton me një barazim në ndeshjen e fundit ndaj Bylisit. Kampionët e Shqipërisë vuajtën shumë ndaj ballshiotëve duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 1-1. Minuta e 24-t ishte vendimtare, pasi vendasit fitojnë një 11-metërsh dhe lënë miqtë me një lojtar më pak në fushë pas daljes së Jashanicës i cili shkaktoi faullin. Nga pika e bardhë shkon Izukuçu. Shehi ia pret goditjen e parë, por nigeriani e dërgon në rrjetë me të dytën. Në pjesën e dytë vjen dhe reagimi i Skënderbeut, por në të njëjtën mënyrë, nga pika e bardhë. Xhejms pengohet nga Frashëri brenda zonës dhe ka 11 metërsh. Nga pika e bardhë shkon Salihi që nuk gabon dhe barazon rezultatin. Skënderbeu ngjitet në kuotën e 53 pikëve, 4 më shumë se Partizani, Bylis me 20 pikë barazon Vllazninë dhe Flamurtarin.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSIGURIMI VULLNETAR, FLUKS NË ZYRAT E ISSH
Artikulli tjetërGJYKATA KUSHTETUESE HEDHË POSHTË QEVERINË