Kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i ka vendosur emrin e nëntetares Zarife Hasanajt një kopshti në Babrru.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bashkia Kamëz njofton se ceremonia e përurimit të kopshtit të fëmijëve me emrin e dëshmores së Atdheut do të zhvillohet nesër.

“Bashkia Kamëz nëpërmjet këtij njoftimi zyrtar fton të gjitha mediat vizive (televizonet kombëtare dhe të tjera) si dhe ato të shkruara të marin pjesë në ceremoninë e përurimit të kopshtit të fëmijëve me emrin e dëshmores së Atdheut nëntetares “Zarife Muharrem Hasanaj” në Fushë-Kërçik, Babrru, me date 29-05-2019 ora 10:30.

Bashkia Kamëz krahas mediave vizive dhe ato të shkruara, fton cdo qytetar të territorit Bashkisë Kamëz edhe më gjërë për tu bërë pjesë e rëndesishme e kësaj ceremonie me përmasa kombëtare” thuhet në njoftimin e bashkisë së drejtuar nga Mziu.

Ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj ndërroi jetë në Letoni në datë 6 maj nga një incident tragjik gjatë çmontimit të një mine. Hasanaj ishte pjesë e misionit të NATO-s në Letoni.

Ndërkohë që nga incidenti humbi jetën disa ditë më pasi mbeti i plagosur edhe major Klodian Tanushi, ndërsa Julian Kapaj shpëtoi me plagë të lehta.

Artikulli paraprakBASHA: KURRË PAZAR ME TË KEQEN, LARGIMI I RAMËS I PANEGOCIUESHËM
Artikulli tjetërHYJNË NË QARKULLIM KARTOMEDHAT E REJA 100 DHE 200 EURO, NGA SOT TË PAFALSIFIKUESHME