Vetëm një takim është luajtur sot në javën e 19-të të Superligës në basketboll për meshkuj, ajo që ka nxjerrë fitues ekipin e Kamza Basket, që mundi 80-61 Vllazninë, ndeshje e luajtur në Kamëz.

Skuadra vendase arriti një fitore të merituar ndaj rivalëve shkodranë, një përballje mes dy ekipesh që synonin vendin e katërt, të fundit që të kualifikonte në play off.

Në fund të 40 minutave lojë triumfoi skuadra e Kamzës, që këtë sezon ka qenë më superiore se Vllaznia në përballjet direkte.

Miqtë nga Shkodra u përpoqën të rivalizojnë dhe ia arritën deri diku, por me kalimin e minutave Kamza rriti të shkëputej, duke qenë më superiore në fushë dhe e meritoi fitoren. Edhe pse ka ende edhe një javë kampionat,

Kamza e ka siguruar vendin e katërt, ndërsa Vllaznia do të luajë në play out.

Ndeshja mes Barleti Eagles dhe Partizanit nuk u luajt dhe të kuqtë e fitojnë 20-0 sfidën në tavolinë, ndërsa përballja “big” e kreut Tirana-Teuta është shtyrë për datën 8 prill

 

Artikulli paraprakRAMA: QEVERIA NUK MIRËINFORMOI QYTETARËT
Artikulli tjetërVLLAZNIA PËRQENDRIM MAKSIMAL NDAJ LUSHNJES