Pukë Goditet një tjetër rast i prodhimit të lëndëve narkotike Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Më datë 29.05.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative në bashkëpunim me D. V. P Shkodër, në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojës gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Nisan” me targë DL 2713 A, me drejtues shtetasin Jetmir Gega, dhe pasagjer Xhuljano Marku, në tavanin e mjetit u gjet një qese brenda të cilës ndodhej një sasi prej 490 farash të ngjashme me ato të Canabis Sativa ku pas peshimit rezultoi 20.8 gram.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xhuljano Marku, 23 vjeç, banues në fshatin Zejmen Lezhë, Jetmir Gega, 29 vjeç, banues në fshatin Spiten Lezhë, Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Xhuljano Marku, u gjet një qese plasmasi me material bimor në formë boçe e ngjashme me Canabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi me peshë 670 gram. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga nenet 283 e 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakFLETA E VOTIMIT PËR 25 QERSHORIN: LSI E PARA, PS E DYTA, PD E GJASHTA
Artikulli tjetërDEL FLETA E VOTIMIT, SI DO TË VOTOJNË SHQIPTARËT MË 25 QERSHOR