Kanabis në dollapin e dhomës së gjumit, në pranga dy persona

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohen për Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Policia sqaron se në dollapin e dhomës së gjumit u gjet e fshehur një sasi prej 41.3 kg kanabis, e cila dyshohet se do trafikohej në Greqi. Në kuadër të operacionit të koduar “Dukas” në pranga u vunë Neritan Blido 28 vjeç dhe Spartak Kamberaj 26 vjeç, të dy banues në lagjen “Dukas”. “Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Dukas”, Patos gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J.G (e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit Neritan Blido që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, gjithësej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 283/a të Kodit Penal.

Artikulli paraprakKORRUPSIONI I GJYQTARIT, POLICIA NDALON 2 SEKSERËT,NJËRI KUSHËRI
Artikulli tjetërKRIM NË MES TË KUKËSIT, VDES 16-VJEÇARI