Pas një hetimi 5 vjeçar, Policia e Shtetit në bashkëpunim me homologët italianë, ka arritur të shkatërrojnë një grup trafikimi marijuane nga Shqipëria në Itali.

Në kuadër të operacionit “Overseas”, u vunë në pranga Autor Deda (alias Lesaj), 38 vjeç dhe Dodë Prela, 53 vjeç, teksa në kërkim u shpallën 41-vjeçari R.M. dhe 47-vjeçari G.K. Policia tha se sipas provave, në marrëveshje mes tyre shtetasit Dodë Prela dhe Autor Deda janë financuesit dhe organizatorët kryesorë të këtij trafiku. R.M. ishte në rolin e personit që siguronte tregun e shitjes së lëndës narkotike në Itali, ndërsa G.K.

ka qenë në rolin e magazinuesit të lëndës narkotike. Gjatë hetimit disa vjeçar, i cili është shtrirë në Shqipëri dhe Itali, është bërë e mundur që në periudha të ndryshme kohore, këtij grupi kriminal t’i sekuestrohen sasi të konsiderueshme lëndë narkotike e llojit marijuanë, të trafikuara nga Shqipëria në drejtim të Italisë, në rrugë detare.

Sipas policisë, në rolin e transportuesit janë arrestuar më parë edhe L.M., E.Z. dhe J.LL, të tre nga qarku Lezhë. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Artikulli paraprakCALL CENTER, VJEN GODITJA FINALE
Artikulli tjetërPO VJEN VETTINGU, REZULTATET E PARA NE SHKURT