FORCAT E POLICISË NË TERREN PO OPEROJNË TË NDARA NË 9 GRUPE PËR KONTROLLIN E TERRITORIT
Operacioni antikanabis në veri të vendit ka hyrë në ditën e tij të 8-të. Policia e Shtetit edhe gjatë ditës së sotme, që në orët e para të mëngjesit, ka vijuar operacionin policor për asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike në Zonën e Dukagjinit.

Në operacion aktualisht janë të përfshira 147 forca policore, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, të Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe të forcave speciale RENEA.Në dispozicion të këtyre forcave janë vënë 20 automjete, si dhe 3 mjete lundruese për transportin e tyre përgjatë liqenit në Koman.Forcat e policisë në terren po operojnë të ndara në 9 grupe për kontrollin e territorit dhe asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike në tre komuna, përkatësisht në Komunën Temal në fshatin Toplanë, në Komunën Shllak në fshatin Benë dhe në fshatin Bruçaj të Komunës Pult.Në përbërje të këtyre forcave janë edhe oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë, për kryerjen e veprimeve procedurale për të gjitha rastet e evidentuara.Gjatë 8 ditëve të këtij operacioni të gjerë të zhvilluar në Komunat e zonës së Dukagjinit, nga forcat e policisë janë asgjësuar rreth 115.000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/16rM9xANN_I?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLORË, EKSPLOZIV MAKINËS NË ECJE
Artikulli tjetër1 NË ÇDO 5 FURGONA, PA LICENSË