Vijon aksioni anti-cannabis në Vau Dejës dhe Pukë ku asgjësohen me anë të djegies në 10 parcela 1377 bimë të dyshuara narkotike gjithsej me gjatësi deri në 2m dhe në toka publike.

Në Vau Dejës në Njësinë Administrative Temal u asgjësuan me anë të djegies 1271 bimë narkotike. Në Pukë, në Njësinë Administrative Qeret u asgjësuan 106 bimë narkotike . Vijon puna për kapjen e personave në kërkim, ndalohet një shtetas i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” Nga Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpalllur në kërkim, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale, më datë 08.09.2016 kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit : •Kristian Lacuku, 25 vjeç, banues në Shkodër Ndalimi i tij u bë pasi : Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër më datë 01.09.2016 e ka shpallur në kërkim policor pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakALIZOTI: BIJTË E KOMUNISTËVE, S’MUND TË DREJTOJNË
Artikulli tjetërARRESTOHEN TRE GRA NE PARIS.PLANIFIKONIN SULM TERRORIST