Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Muriqan, në kuadër të luftës kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Fatmir Beshi, 26 vjeç, dhe Almir Berisha, 29 vjeç, banues në Prizren të Kosovë.
Arrestimet e tyre janë bërë sepse në automjetin tip “Citroen” me targë 04-596 FI, me drejtues shtetasin Fatmir Beshi dhe pasagjer shtetasin Almir Berisha u kaluan për kontroll në vijën e dytë.Gjatë kontrollit në vijën e dytë u konstatua tek sedilja e pasagjerit në pjesën e prapme të saj një sasie lënde bimore e thatë e llojit “ Canabis Sativa “ me peshë 8.8 gr, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve në bashkëpunim”.