Goditet një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike. Sekuestrohen rreth 37 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis sativa.
Arrestohet në flagrancë shterasi: *Lorenc Rushaj, 23 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe. Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e policisë të Kufirit të Gjelbër, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku u arrit që: Më datë 07.03.2017, në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur Lapidari Ushtarit, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë konstatuar një person që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi. Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të tij ku nga krehja e zonës përreth u bë e mundur kapja dhe arrestimi i personit të dyshuar. Po gjatë kontrollit u gjetën dy çanta ku brenda tyre kishte 35 pako me peshë rreth 37 kg lëndë narkotike Cannabis sativa. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a e 1 i Kodit Penal.