Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. Ndalohet një shtetas, konkretisht: Edmond Prendashi, 32 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër.
Nga shërbimet në Drejtorinë Vendore Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre të pandërprerë për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë penale, më datë 09.05.2017, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të lartpërmendur. Ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 10.08.2016, pasi :
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendimin Nr.1134 datë 14.09.2016 ka vendosur për këtë shtatas masën e sigurisë “Arrest me burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.