Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako tha se në këtë periudhë janë hetuar dhe verifikuar 51 punonjës policie në lidhje me përfshirjen e trafikut të drogës. Në mbledhjen e Zyrës Operacionale, Çako tha gjithashtu se mes tyre ka pasur të arrestuar dhe të ndëshkuar me masë disiplinore.
Çako: Janë hetuar dhe verifikuar gjithësej 51 punonjës policie ku ndër ta nuk kanë munguar të arrestuarit të përjashtuar nga policia 14 dhe një numër i konsiderueshëm të ndëshkuar me masa disiplonore. Gjatë kësaj periudhe në sistemin policor janë administruar gjithësej 1844 informacione policore vetëm në drejtim të kultivimit të kanabisit. Këtë vit në bashkëpunim me policinë italiane për monitorimin nga ajri. Deri në datën 16 korrik janë kryer 10 fluturime nga Guardia Di Finanza dhe janë administruar 7 raporte monitorimi.
Janë asgjesuar në total 41462 bimë narkotike
Çako: Gjatë këtij viti janë evidentuar gjithësej 147 vepra penale të kultivimit të lëndëve narkotike janë identifikuar dhe asgjesuar në total 41462 bimë narkotike nga të cilat 28947 të kultivuara që përbëjnë edhe përpjekjen e punës së policisë dhe pjesa tjetër e rimbirë, pse e mbetur nga viti i kaluar. Gjithashtu janë proceduar penalisht 76 autorë, administratorë të njësive administrative, kryetarë fshatrash, inspektorë të pyjores ose punonjës të tjerë të administratës për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe mos kallëzimit të krimit.
Qarqet me risk Shkodra, Vlora, Fieri, Durrësi
Çako: Mund të them se ky vit mund të këtë numrin më të ulët të bimëve narkotike gjatë gjithë tranzicionit. Qarqet me risk për kultivim të lëndëve narkotike janë Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Fieri ku është përqendruar edhe puna.
Janë goditur 62 grupe kriminale
Çako: Puna e policisë është përqëndruar edhe në goditjen e grupeve kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike. Janë goditur 60 grupe kriminale të trafikut të lëndëve narkotike me 313 autorë. Janë goditur 32 grupe kriminale më shumë sesa një vit më parë.