Kanabisi, ndëshkohen policët

 

Plani kombëtar kundër kanabisit filloi të japë efektet e para mbi përgjesinë e uniformave blu në këtë proces.Mosparandalimi i mbjelles së një parcele me 513 fidanë kanabis në fshatin Gotull të Kurbinit, ka bërë që ndaj 6 efektivëve të niveleve të ndryshme të policisë vendore të merren masa eksktreme. “Inspektor Gjon Deda, me detyrë ndihmës-specialist SPZ, në Njësinë Administrative Fushë-Kuqe, Komisariati i Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u përjashtua nga Policia e Shtetit. Nënkomisar Edvin Toptani, me detyrë specialist në Seksionin e Hetimit të Krimeve, Komisariati i Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u përjashtua nga Policia e Shtetit. Komisar Leonard Palushi, me detyrë Shefi Seksioni për Krimet, Komisariati i Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u shkarkua nga detyra. Komisar Xhafer Kalbaj, me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet, Komisariati i Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u shkarkua nga detyra. Kryekomisar Feliks Hysa, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u shkarkua nga detyra. Kryekomisar Maksim Bejko, me detyrë Shefi i Sektorit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë Vendore Lezhë, për shkelje disiplinore , u pezullua nga detyra, deri në përfundim të hetimit disiplinor”, tha Çako. Ndërkohë, ndaj drejtorit të Policisë Lezhë, Ermal Muçaj dhe zvdrejtorit të këtij qarku ka nisur procedimi disiplinor nga drejtoria e standarteve profesionale. Por, në deklaratën e tij, kryepolici Çako zbuloi se përveç efektivëve të policisë, përgjegjësi për familjarët e tyre, nëse kultivojnë kanabis, do të mbajnë edhe punonjësit e shoqërive privatë të sigurisë fizike. “Të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe punonjësit e policive private kanë marrë porosi dhe kanë filluar të vetëdeklarojnë se ata dhe familjarët e tyre nuk do të përfshihen në kultivimin e bimëve narkotike”, tha Çako. Haki Çako shprehu besimin se përfshirja e një sërë institucionesh në planin e veprimit do t’i japë fund fenomenit të kanabisit.

Artikulli paraprakAKADEMIA U-17, KUKËSI – VLLAZNIA 0-2
Artikulli tjetërKAPEN 800 KG KANABIS NË TUNEL DHE NË NJË KONTENIER. NË KËRKIM 8 PERSONA