Kryeministri Rama paralajmëroi se muajt në vijim janë muaj rreziku për kultivimin e kanabisit, duke i bërë thirrje policisë që mos mbyllë sytë.

Rama: Ky proces duhet të vazhdojë deri në fund dhe muajt që kemi përpara janë muaj rreziku kështu që nuk duhet mbyllur syri dhe duhet cdo moment të vazhdohet intesivisht qasja e integruar me institucionet e tjera. Edhe roli i SHISH, Prokurorisë në përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të policisë kanë qenë dhe mbeten të rëndësoshëm deri në fund të këtij procesi.

Kreu i qeverisë bëri thirrje që të luftohen kokat e krimit, pasi ky tha Rama është edhe një shqetësim i madh i opinionit publik.

Rama: Duhet të angazhohemi për të adresuar një shqetësim të opinionit publik që ka të bëjë me kthimin në përparësi absolute të goditjes së krerëve të këtyre grupeve kriminale dhe sekuestrimit të aseteve. Policia e Shtetit ka bërë progres në këtë drejtim, gjatë këtyre 46 muajve që ne jemi në detyrë, por ne jemi të vetëdishëm se në kuadër të goditjes së kokave dhe sekuestrimit të aseteve ka shumë për të bërë. Sigurisht që në vijim të suksesit të policisë në kushtet kur ky fenomen po çrënjoset nga harta në formën e bimës që nuk do të jetë më përmbajtja themelore e këtij fenomeni të matet me goditjen ndaj rrjeteve kriminale. Objektivi i parë themelor duhet të jetë në këtë process pastrimi të territorit të bimëve, kriminelët pastaj bimët, jo bimët dhe pastaj shohim e bëjmë për kriminelët.

Rama tha se paralelisht me pastrimine kanabisit po pastrohet edhe policia nga ata punonjës të lidhur me veprimtarinë kriminale.

Rama: Policia e Shtetit paralelisht me pastrimine kanabisit nga harta e Shqipërisë po kryenme vendosmëri edhe pastrimin nga radhët e veta nga punonjësit e lidhur me këtë vepritmari kriminale. Vendosmëria në kryejen pa asnjë kompromis të këtij vetëpastrimi është një ndër arsyet e suksesit në këtë drejtim.

Artikulli paraprakARREST SHTËPIE PËR PËRGJEGJËSIN E UKSH-së
Artikulli tjetërZJARRET, PREFEKTI KA NJË THIRRJE PËR BANORËT