Kanabisi shqiptar i shitur në Europë godet vlerën e Euros në Shqipëri

Është e vërtetë që Eurozona gjithmonë e më shumë po zhytet në telashe ekonomike. Pas BREXIT dhe kërcënimeve të shtete kryesore në Europë, se mund të dalin nga Bashkimi Europian, kriza ekonomike dhe monedha euro po bëhet një problem e shqetësim gjithmonë në rritje. Një javë më parë monedha e përbashkët europiane pësoi një tronditje të madhe, si pasojë e rritjes së interesit të dollarit nga Rezerva federale. Euroja ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit që nga dhjetori i 2015 në vendet europiane. Që nga koha kur euro u prezantua në vitin 1999, ky vit është parë si më i vështiri për këtë monedhë. Por ajo që po ndodh në Shqipëri me këtë monedhë është vërtet e paprecedentë. Trendi I një rënie të lirë që ajo po përjeton në tregun shqiptar, është i pazakonshëm dhe jashtë çdo lloj logjike ekonomike formale. Vlera e euros në vendin tonë brenda 2-3 muajve është më e ulëta në 15 vitet e fundit. Sot në kursin e këmbimit, ajo kuotohet me 134.2 lekë. Ekspertët e tregjeve fiinanciare e shpjegojnë të gjithën këtë me informalitetin e lëvizjes së valutës, por pa e dhënë shkakun se përse po ndodh kjo në këto kohë. Të gjithë pranojnë njëzëri që tregu financiar shqiptarë është “mbytur” nga shuma jashtëzakonisht të mëdha në Euro. Por nga vijnë këto shuma kaq të mëdha? Shpjegimi I vetëm është kanabisi. Duket se sasitë e mëdha të mbjella gjatë këtij viti në vendin tonë, tashmë janë duke u shitur në Europë dhe vlera në Euro po rikthehet në Shqipëri për tu konvertuar në lekë dhe riinvestuar.

Artikulli paraprakKISHA KATOLIKE APEL POLITIKËS: ANGAZHIM KUNDËR KORRUPSIONIT DHE DROGËS
Artikulli tjetërVDES TRAGJIKISHT 55-VJEÇARJA