Parlamenti i Kanadasë i hapi përfundimisht rrugën përdorimit të marijuanës, duke miratuar edhe një ligj për legalizimin e lëndës narkotike.

Ligji për kanabisin kaloi pengesën përfundimtare të martën me një votim në senat me 52 vota pro dhe 29 kundër.

Projektligji kontrollon dhe rregullon mënyrën se si mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet droga. Kanadezët do të jenë në gjendje të blejnë dhe të konsumojnë legalisht kanabis duke nisur nga fillimi i këtij shtatori.

Kanadaja është vendi i dytë në mbarë botën që ka legalizuar përdorimin rekreativ të drogës.

Kryeministri Justin Trudeau ka shkruar në Twitter se “deri tani, ka qenë shumë e lehtë për fëmijët tanë të marrin marihuanë – dhe për kriminelët që të korrin fitimet. Sot, ne e ndryshojmë këtë. Plani ynë për legalizimin dhe rregullimin e marijuanës sapo ka kaluar në Senat”.

Por disa grupe politike konservatore kundërshtuan ligjin e ri.

Qeveria pritet t’u japë provincave dhe territoreve, si dhe komunave, tetë deri në 12 javë për të ngritur tregun e ri të marijuanës. Ky afat kohor do të lejojë gjithashtu industrinë dhe forcat e policisë që të përgatiten për kuadrin e ri ligjor.

Artikulli paraprakPANIK NË LONDËR, SHPËRTHIM NË NJË STACION METROJE, DISA TË LËNDUAR
Artikulli tjetërTIFOZËT E SENEGAL FESTOJNË FITOREN NË KUPËS SË BOTËS DUKE PASTRUAR STADIUMIN PAS NDESHJES