Me ndërprerjen e punimeve në bypass-in e Shkodrës duket se janë ndërprerë edhe punimet për pastrimin e kanaleve kulluese në lagjen Zooteknikë në periferi të qytetit. Përveçse të ofron një pamje të shëmtuar, ndotja e vazhdueshme e këtij kanali ka vështirësuar jetesën e banorëve të zonës.

Pothuaj 1.5 metër thellësi e këtij kanali është e mbushur nga mbeturina urbane, por jo vetëm të cilat gjatë dekompozimit lëshojnë erë të rëndë sidomos gjatë stinëve pranverë dhe verë.

Ky problem është I pranishëm prej vitesh por institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e gjendjes duke I lënë rreth 700 banorë të ekspozuar përballë sëmundjeve që burojnë nga ndotja e kanalit.

Artikulli paraprakALERGJITË, MJEKËT: TREGONI VËMENDJE NDAJ SIMPTOMAVE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA DHURON 100 MIJË EURO PËR RINDËRTIMIN E KATEDRALES SË PARISIT