VETË BANORËT ÇDO DITË HEDHIN SASI TË MËDHA MBETURINASH. Kanali i Oblikës në Komunën Ana e Malit prej kohësh vazhdon që të jetë pothuajse totalisht i ndotur. Banorët aty por edhe bizneset në afërsi të atij kanali pothuajse çdo ditë derdhin sasi të mëdha mbeturinash të cilët nuk pastrohen për një kohë të gjatë duke krijuara kështu një situatë problematike.

Në këtë mënyrë ndotja në kanalin e Oblikës është e konsiderueshme. Në këtë kanal vjen uji që rrjedh nga mali i Taraboshit, përshkon kanalin dhe më pas derdhet në ujërat e lumit Buna në zonën e Dajçit për të përfunduar në derdhjen e Bunës. Duke qenë se është ujë i rrjedhshëm shpesh here merr mbeturinat me vete të cilat më pas përfundojnë në ujërat e lumit Buna duke ndotur edhe këtë të fundit. Edhe pse aty pranë ndodhen disa kazanë për hedhjen e mbeturinave, banorët preferojnë t’i hidhen në kanalin ku rrjedh uji. Nga ana tjetër edhe kazanët shpesh herë nuk pastrohen për një kohë relativisht të gjatë çka detyron ndokend që t’i lëshojë në papastërtitë në shtratin e atij kanali. Për të mos mjaftuar ai vend, qoftë kanali por edhe sheshi aty pranë shfrytëzohen nga fëmijët e asaj zone për të luajtur. Në këtë mënyrë rreziku i përhapjes së ndonjë epidemie apo rrezikshmëria për marrjen e ndonjë infeksioni është e madhe. Vetë qytetarët nuk janë të ndërgjejgjshëm duke shkaktuar këtë dëm mjedisor që vazhdon prej shumë vitesh dhe në një të ardhme të shpejtë pasojat në të ardhmen mund të jenë të pariparueshme. Nga ana e saj Komuna Ana e Malit ka tentuar disa herë ta pastrojë atë pjesë por është e pamundur ta realizojë plotësisht duke qenë se çdo hidhen sasi të mëdha mbeturinash të cilat mbushin kanalin e Oblikës.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/kgpxVdz3Z7Q?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBASKETBOLL, VLLAZNIA KALON PA PROBLEM FLAMURTARIN
Artikulli tjetërNUK KA INVESTIM PËR RRUGËN SHKODËR-VELIPOJË