Ka më shumë se 5 vite që kanali kulles në lagjen “Tepe” të qytetit të Shkodrës nuk ka njohur aksion pastrimi të bimësisë që ka mbirë në të. Pamja që të ofrohet gjatë lëvizjes në këtë lagje lë shumë për të dëshiruar, pa analizuar më pas edhe dëmet që sjell një situatë e tillë.
Të zhgënjyer nga mungesa e vëmendjes së treguar nga institucionet përgjegjëse banorët jashtë cameras pranojnë se u është dashur të ndërhyjnë vetë disa herë gjatë vitit për pastrimin e kanalit, pasi bimësia dhe shkurret në kanal kishin arritur deri në lartësinë 2 metër. Por, pavarësisht ndëryrjeve të tyre, kjo problematikë nuk ka gjetur zgjidhje.
Mungesa e mirëmbajtjes së këtij kanali kullues është trajtuar disa herë në media si çështje që kërkon zgjidhje të menjëhershme nga ana e institucioneve përgjegjëse. Deri më tani, pastrimi I kanalit ka mbetur në dorë të familjeve që jëtojnë në këto zonë, të cilët pavarësisht se pranojnë se janë tatimpagues të rregullt, nuk kanë marrë shërbimet e njohura nga ligji në komunitetin në të cilin jetojnë.
Ky kanal ka shërbyer edhe si venddepozitimi për mbeturinat, ku banorët I hedhin në këtë kanal në mungesë të disa kontenierëve. Nuk dihet edhe për sa kohë, kjo situatë do të vazhdojë të mbetet e njëjtë ku kanali kulles të mbetet nën pushtetin e baltës dhe bimësisë e cila në kuptimin e plotë të fjalës ka lëshuar rrënjë prej vitesh në këtë lagje, e cila vuan nga neglizhenca që I kanë bërë jo vetëm bashkia Shkodër por edhe institucione të tjera.