.Kanali i ujërave të zeza që kalon përmes lagjes “Livade” në zonën periferike të qytetit të Shkodrës është kthyer ne burim sëmundjesh për mbi 150 familje, ndërsa fëmijët e zonës rrezikohen nga dita në ditë.

Sipas banorëve, para pak kohësh, pikërisht në atë kanal ka humbur jetën një fëmijë. Banorët i bëjnë thirrje kryebashkiakes Voltana Ademi për ndërhyrje, para se situata të përkeqësohet gjatë stinës së verës. Prej 15 vitesh, në këtë zonë depozitohen një pjesë e madhe e ujërave të zeza të qytetit. Pavarësisht thirrjeve të banorëve, drejtuesit vendorë janë mjaftuar me faktin se shumë prej banesave të kësaj lagjeje janë të ndërtuara në një zonë informale.

Artikulli paraprakBASHA NË KOPLIK, PD FTON TË GJITHË QYTETARËT
Artikulli tjetërTRUPA E TEATRIT, FTESË QYTETARËVE PËR PREMIERËN