Sezoni i ujitjes së tokave bujqësore po afron, ndërkohë që kanalet vaditëse shfaqin një mori problematikash duke u kthyer në problem për fermerët e Nënshkodrës.Kanali kryesor vaditës Beltojë-Dajç është jashtë funksionimit pasi është mbuluar nga bimësia dhe mbetjet e ngurta.
Administratori i njësisë Berdice Aleksander Pashuku në një intervistë për Star Plus e shikon këtë si një problem që mesa duket është herët për të marrë zgjidhje, për faktin se i ka dërguar shkresë Bordit të Kullimit në Lezhë dhe i është dhënë përgjigje që projekti është gati por ka mungesë fondesh. Ndërsa me miratimin e projekt-buxhetit të bashkisë shkodër për vitin 2016 në njësinë Berdicë janë planifikuar investime në 2 kanale kulluese, dhe ndërhyrje në një segment rruge tregon administrator Pashuku Vepra më e madhe e ujitjes në zonën e Berdicës gjendet në një situatë alarmante për arsye të një sërë shkaqesh të ndryshme të mbartura përgjatë viteve.Gati 80 % e tokave bujqësore vaditen nga ky kanal, ndërsa bllokimi nga mbetjet urbane si dhe bimësisë ka shkaktuar edhe bllokimin e tij dhe rrjedhen per vaditje për fermerët gjatë stinës së verës.