Teksa shumë zona të Bashkisë Lezhë janë prekur nga investimet në infrastrukture rrugore, në qytet nuk do të ketë ndërhyrje pa u realizuar projekti i kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza që do të financohet nga KFV-ja Gjermane.Diçka e tillë bëhet e ditur nga nën\kryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, sipas të cilit vonesat kanë ardhur për shkak të pandemisë që preku të gjithë boten.

Punët që janë bërë deri më tani tregojnë qartë se bashkia e ka në qender të vemendjes dhe qytetin, shton Pacaj.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë tre viteve të fundit në territorin e Bashkisë Lezhë janë rehabilituar dhe asfaltuar rreth 100 km rrugë, pjesa më e madhe e tyre në fshatra ku nuk ishte ndërhyre prej dekadash.Ndërsa në lagjet e qytetit kryesisht në periferi, mungesa e infrastruktures ka vështiresuar jetesen e banoreve, pasi në kohë me shi lëvizja është mjaft e vështire nga balta dhe gropat.

Artikulli paraprak32% E MATURANTËVE NUK NDOQËN ARSIMIN E LARTË NË 2022
Artikulli tjetërEMRAT/ BLLOKUAN FOLTOREN, PËRJASHTOHEN NGA KUVENDI 10 DITË 8 DEPUTETËT E OPOZITËS