Vendimi i qeverisë shqiptare kohë më parë për të mbyllur akademinë e arteve në Shkodër nuk është pritur aspak mirë e madje është bërë totalisht jashtë dëshirës së kësaj akademie.

Dekani i arteve pamore Sidi Kanani pas vendimit të fundit ku kjo akademi kalon si departament pranë fakultetit të edukimit në universitetin “Luigj Gurakuqi” thotë se vendimi nuk është mirëpritur por nga ana tjetër duhet zbatuar. Megjithatë kalimi pranë universitetit të Shkodrës thotë dekani Kanani jep më shumë siguri për studentët.Në të ardhmen synimi është që departamenti i arteve të zgjerohet por gjithnjë duke patur fokus kryesor cilësinë. Në fund të shtatorit të këtij viti akademia e arteve mbyllet zyrtarisht për të kaluar kështu si pjesë e universitetit të Shkodrës me dy degë, grafikë e pikturë dhe pedagogji muzikore.

Artikulli paraprakLOGU I BJESHKËVE ORGANIZOHET PËR TË 17-IN VIT RADHAZI
Artikulli tjetërKRIZA E EMIGRANTEVE, MAQEDONIA HAP KUFIRIN PËR KLANDESTINËT