Ambasadori amerikan Donald Lu erdhi në Shkodër për të marshuar kundër kancerit të gjirit.
Ambasadori Lu u shoqërua nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe shoqëria civile në fushatën sensibilizuese të organizatës YËËCA.Ecja simbolike nisi nga sheshi “2 prilli” për të vijuar tek sheshi “Demokracia”, sheshi “Nënë Tereza” për të mbërritur përpara bashkisë ku ambasadori amerikan tha se duhet të punojmë të gjithë për zbulimin e kancerit të gjirit. Kryebashkiakja Ademi dha mesazhin e saj. Një e mbijetuar nga kanceri i gjirit, Zumreta Binoshi tregoi eksperiencën e saj. Në fund të pranishmit, mes tyre edhe ambasadori amerikan shpenzuan pak para duke blerë një ëmbëlsirë ndërsa të ardhurat do të shkojnë për gratë që luftojnë me kancerin e gjirit.