“6 raste të reja me kancer të gjirit janë evidentuar gjatë ekzaminimeve mamografike të muajit tetor në qytetin e Shkodrës”.
Shefi i imazherisë pranë Spitalit Rajonal thotë gjithashtu se numri total i kontrolleve në dy aparaturat e qytetit ka qenë rreth 700. Përsa i përket intensitetit, Dokaj thotë se këtë vit ka patur një interesim tejet të ulët për kontrolle mamografie. 6 rastet e evidentuara gjatë muajit që lamë pas janë një shifër alarmante për qytetin e Shkodrës, kjo duke marrë parë edhe numin e ulët të kontrolleve. Kanceri i gjirit është aktualisht në krye të listës së llojeve të kancerit te gratë në botë, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe tek ato në zhvillim.