Muaji i tetor njihet si muaji i sensibilizimit kunder kancerit të gjrit, një sëmundje e cila prek gratë kryesisht në moshen mbi vjeç dhe nëse nuk zbulohet në kohë mund të ketë edhe vdekjen si pasojë.
Në kuadër të ketyre fushatava sensibilizuese, mamografia e lëvizshme ka tri ditë që ka mbërritur në Koplik, pranë spitalit të këtij qytetit. Ky është një projekt i ministrisë së Shëndetësisë i cili skon në të gjitha zonat ku nuk ka mamografi stabël dhe në Malësi të Madhe ka gjetur edhe mbështetjen e Insitutit të Shëndetit Publik. Janë 15 gra nga mosha 40 – 60 vjeç të cilat do të kryejnë kontrollin dhe përgjigjen do ta marrin brenda pak minutave. Mjekja Lumturi Merkuçi tregon se sat ë rëndësishme janë këto fushata për parandalimin e përarimit të kësaj sëmundjeje. Mamografia është falas gjatë gjithë muajit tetor dhe do të mbërrije deri edhe në zonat më të thella të vendit. Këto kontrolle janë shumë të rëndësishme, pasi sëmundja nësë zbulohet në kohë mund të kurohet, duke shpëtuar kështu jetë.