Një tjetër aktivitet është zhvilluar në qytetin e Shkodrës në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit. E pranishme në këtë sensibilizim të Zyrave vendore të kujdesit shëndetësor, poliklinikës së qytetit dhe spitalit rajonal ishte edhe deputetja e PS Senida Mesi e cila tha se duhet rritur ndërgjegjësimi për të bërë mamografinë edhe në zonat rurale nga gratë dhe vajzat.
Drejtori i operatorit të kujdesit shëndetësor në Shkodër Astrit Beci deklaroi se pritet që mamografia të bëhet edhe në qytetin e Lezhës çka i ndihmon gratë dhe vajzat e atij qarku.
Drejtori rajonal i spitalit të Shkodrës Ardian Dajti kërkoi që kontrolli i mamografisë nga gratë dhe vajzat të bëhet gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në muajin tetor.
Gjatë këtij muaji institucionet përkatëse kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh të ndryshme për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave kundër kancerit të gjirit për t’i bindur ata që të bëjnë kontrollet e duhura.