Kohët e fundit fatkeqesisht vihet re se sëmundja e kancerit të gjirit po prek gjithnjë e më shumë moshat e reja. Mjekia, onkologe Kleva Qeraj, tregon rastin e fundit të një gruaje 31 vjeçe e cila ëshë diagnostikuar me këtë sëmundje dhe po merr trajtimin e duhur në spitalin rajonal të Shkodrës.

Stili i jetesës ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundje tek të rinjtë. Përdorimi i alkolit dhe duhanit janë ndër faktorët kryesorë të rrezikut.

Mjekët këshillojnë të gjitha gratë dhe vajzat që të kryejnë kontrollet periodike tek mjeku specialist, pasi beteja mund të fitohet më lehtë nëse sëmundja diagnostikohet në faza të hershme.

Artikulli paraprak‘QEVERIA TË MENDOHET MIRË’/ BERISHA: MOSBINDJA CIVILE NUK KUFIZOHET NË TIRANË, DO TË NISË NË SHKODËR, VLORË E MBARË VENDIN
Artikulli tjetërPRESIDENTI BAJRAM BEGAJ TAKIM ME VJOSA OSMANIN