Shifrat e frikshme të grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit në Shkodër ku nga 10 gra të kontrolluara një prej tyre rezulton e prekur, drejtorja e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër Suida Kuka i përsëriti edhe në mbyllje të aktiviteteve ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit.
Aktiviteti përmbyllës u zhvillua nën moton “Në Emër të Jetës” ndërsa nxënësit e shkollave “Skenderbeg”, “Lucë Agraja” dhe “Seit Can Tagani” përgatiten disa punime dore fitimet e të cilave në këtë panair do të shkojnë për një grua të prekur nga kanceri i gjirit.
Drejtorja e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Suida Kuka foli për rezultate të kënaqshme në Shkodër, rezultate që në fakt bien ndesh me shifrat reale që ajo vetë përmendi duke qenë se Shkodra vetëm për këtë vit nga nëntë gra e vajzave që kanë bërë mamografitë një prej tyre rezulton e prekur.
Këto shifra të frikshme siç i quan vetë drejtorja duhet ta shqetësojnë institucionin e saj dhe këdo tjetër sepse arritje do të ishtë vetëm parandalimi i kancerit të gjirit, gjë e cila në Shkodër nuk është arritur ende në pritshmëritë e duhura përderisa shifrat vijojnë të jenë të larta.