Kanceri i gjirit vijon të mbetet shqetësim për gratë dhe vajzat në Lezhë.Mbi 20 raste të reja janë diagnostikuar me këtë semundje gjatë 2024, trend i cili mbetet thuajse i njëjtë gjatë pesë viteve të fundit. Situata është prezantuar nga Shërbimi i Onkologjik në Spitalin Rajonal të Lezhë, ku sipas mjekes Bardha Gjoni moshat mbi 50 vjeçe janë shumë pak të interesuara për të kryer kontrolle periodike.Ndaj dhe ajo ka një apel për të gjitha gratë dhe vajzat lezhjane.
Gra të diagnostikuara apo dhe të dyshuara me kancer gjiri thonë se kontrollet e shpeshta janë një domosdoshmeri për kapjen në kohë dhe kurimin e kësaj sëmundje.
Përgjatë tetorit rozë në Lezhë po zhvillohen njësërë aktivitetesh sensibilizuese kunder kancerit të gjirit, ndërsa mamografia është në dispozion për ekzaminime përgjatë gjashtë diteve të javes.