Shkaku kryesor i kancerit të gjirit tek femrat ku rastet kanë pësuar rritje gjatë viteve të fundit është stili i jeteses.Kështu shprehet mjekja Onkologe në Spitalin Rajonal të Lezhës Bardha Gjoni, sipas të ciles ndaj këshillohen vizitat vjetore, duke nisur nga grupmoshat 20-vjeçare.Në këtë mënyre informohen mbi faktoret e rrezikut si dhe në kapjen në kohë të sëmundjes dhe kurimin e saj thotë mjekia Gjoni.
Çdo vit në Lezhë diagnostikohen nga 20 deri në 30 gra të prekura nga kanceri i gjirit, ku nuk kanë munguar rastet e fataliteteve, pasi sëmundja është kapur në stade të avancuara dhe ka qenë i pamundur kurimi i saj.Ndërkohë oërgjatë tetorit rozë janë organizuar njësërë aktivitetesh sensibilizuese kunder kancerit të gjirit.