Nga 70 rastet e paraqitura për të bërë kontrollin e mamografisë pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës gjatë këtij viti, 4 raste kanë rezultuar pozitiv gjatë ekzaminimeve për kancerin e gjirit.

Për specialistët e imazherisë pranë këtij spitali, kjo është një shifër shqetësuese duke parë edhe numrin e ulët të femrave mbi 40 vjeç që bëjnë kontrolle në mamografi. Thirrja e mjekëve është kontrolli i hershëm i rasteve të mundshme, pasi sipas tyre, kjo është mënyra e vetme për t’i paraprirë rrezikut.

Në qytetin e Shkodrës nuk ka një shifër të saktë të grave të prekura me kancer, ndërsa në të gjithë vendin numri është në rritje, ndërkohë që është ulur edhe mosha e femrave të prekura nga kjo sëmundje. Në shumë raste mjekët kanë dhënë edhe disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit siç janë konsumi i duhanit dhe mosha. Studimet e bëra nga mjekët amerikanë tregojnë se në moshën 20 vjeçare mundësia e prekjes është 1 në 2000 raste. Ndërkohë, në moshën 70 vjeçare, 1 në 25 femra janë të rrezikuara.

Artikulli paraprakDREJTUESIT E FEDERATAVE SINDIKALE, TRAJNIM NË SHKODËR
Artikulli tjetërU-19, VLLAZNIA MPOSHTË BRIANS