Kanceri i aparatit respirator mbetet shkaktari numër një i vdekjeve në botë. Our World in Data ka përpunuar të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë sipas të cilave, vitin e shkuar numri i vdekjeve nga ky tumor përllogaritet 27.3 për 110 mijë banorë.
Shqipëria shënon shifrën më të ulët në rajon, ndërkohë që shteti me numrin më të lartë mbetet Mali i Zi, me 42.4 vdekje për 100 mijë banorë, ndjekur nga Serbia me 41.2, Bosnja me 40 dhe Maqedonia me 34.9. Shqipëria mban rekord të vdekjeve në rajon për kancerin që prek sistemin nervor dhe trurin me 7.2 vdekje për 100 mijë banorë, ndiqet nga Bosnja me 7.1 vdekje në 100 mijë banorë. Kjo kategori kanceri shkakton më pak vdekje në Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi me përkatësisht 6.9 dhe 6.4 vdekje për 100 mijë banorë.
Kanceri i dytë që po vret më shumë shqiptarët se në të gjitha vendet e rajonit është kanceri i prostatës. Ky lloj kanceri prek vetëm meshkujt. Për 2016-n numri i vdekjeve në 100 mijë ishte 9.3. Numri i vdekjeve në Maqedoni ishte vetëm nëntë, ndërsa më të ulëtin e kishte Bosnja me 7.8 vdekje. Numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në 2016-n llogartite me i ulëti në rajon, ku për 100 banorë, 6.5 kishin vdekur nga kjo kategori nderkohe qe konsiderohet si vrasësi numër një i grave.
Në Bosnje, numri i grave që vdiqën nga kjo sëmundje ishte 10.2 për 100 mijë banorë, ndërsa në Malin e Zi, 9.3. Në Maqedoni dyfish më shumë gra vdiqën prej kancerit të gjirit në krahasim me Shqipërinë, ndërsa në Serbi 14.1 për 100 mijë banorë.