Pak ditë pasi la përfundimisht detyrën e ministrit, Ditmir Bushati kthehet në bazë, pikërisht aty ku u zgjodh deputet, në Shkodër.

Mësohet se Bushati ka zhvilluar sot një takim më strukturat e Partisë Socialiste por nuk i është shmangur interesit të gazetarëve në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Bushati ka lënë të kuptohet se vetë ai nuk ka ambicie për një post lokal siç e cilësoi ai pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës që aktualisht e mban Voltana Ademi nga radhët e PD.

I pyetur nëse do të jetë ai vetë kandidat për kryetar i bashkisë së Shkodrës, Bushati tha se “nuk kam asnjë ambicie lokale”. Megjithatë ai shprehet se “jemi në proces konsultimi për të përzgjedhur kandidatin”.

Bushati sqaroi ndër të tjera se Partia Socialiste po bën sondazhe me opinionin publik për të zgjedhur një kandidat fitues por dhe një grup këshilltarësh të mirë për bashkinë.

Artikulli paraprak‘AMAZON’ SHPEJT ME ROBOTË POSTIERË, EKSPERIMENTIMI FILLON NË UASHINGTON
Artikulli tjetërLIVING – ARJOLA ZADRIMA